Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është pyetur në seancën e sotme nga bashkëpartiaki i saj, Fitim Uka për zgjidhjen e problemit të studentëve të cilëve nuk u njihen diplomat jashtë vendit, raporton Gazeta Express.
Nagavci ka thënë se tani e tutje asnjë institucion nuk mund të regjistroj studentë mbi kuotat e përcaktuara nga Agjencia e Akreditimit, dhe se regjistrimi i tyre në programe të paakredituara do të ketë pasoja ligjore.
Ajo është shprehur se për këtë çështje viteve të kaluara kanë qenë të emëruar dy komisione, njëri prej të cilëve ka dal me rekomandime, por të cilat nuk janë implementuara.
“Ky problem është edhe më i madh. Diplomat e këtyre studentëve nuk mund të njihen në asnjë vend jashtë Kosovës për studim apo punësim. Një institucion pranon studentë në një program të paakredituar, duke kryer kështu mashtrim. Për këtë janë emëruar dy komisione që kanë dal me rekomandime, por rekomandimet nuk janë implementuar, ende nuk kanë dal me ndonjë veprim. Tani e tutje sinjali është i sigurt dhe asnjë institucione nuk mund të regjistroj student mbi kuotat e përcaktuar nga Agjencia e Akreditimit. Regjistrimi i studentëve në programe të paakreditura do të ketë pasoja ligjore”, ka shtuar ajo