Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit ka bërë ndarjen e çmimeve të garës “Shkencëtar i ri” për nxënësit e gjimnazeve të shkencave natyrore, raporton Ekonomia Online.
Ministrja Nagavci ua ka ndarë këto çmime nxënësve: Blendi Grapci mori vendin e parë, Yllka Zeqiri vendin e dytë, dy vende e treta Anjesa Elezaj, Biant Shkololli, Tringa Begu, Besiana Rama, Viola Maksuti, ndërsa çmimin kryesor e fiton Emira Karahoda nga Prizren.
Nagavci me këtë rast tha se aktivitetet e tilla u shërbejnë sukseseve të nxënësve. Ajo ka paralajmëruar udhëzues administrativ që të përfshihen nxënësit edhe në gara ndërkombëtare.
Ministrja i ka garantuar nxënësit se do t’i përkrahin për studime jashtë vendit me ndarjen e 1 000 bursave, duke sqaruar se 100 mijë euro janë destinuar veç për këtë çështje.
“Është kënaqësi të ndajmë edhe mirënjohje dhe çmime. Në vitin 2016 në drejtorinë komunale patëm filluar garën shkencëtari i ri. Mësimdhënësit ishin të përkushtuar me nxënës. Me mbështetjen e ministrisë së Arsimit organizohet për çdo vit edhe në komuna tjera ku kanë qenë Gjilani, Ferizaj Prizreni”.
“Ne në ministri kemi planifikuar ta hartojmë edhe një udhëzim administrativ që të përfshifshihen nxënësit edhe në gara ndërkombëtare. Dy grupe të trive që kemi përkrah në matematikë dhe fizikë në gara ndërkombëtare. Si ministre do t’i mbështesë të gjithë nxënësit natyrisht ata që na përfaqësojnë. Motivimi i nxënësve është ndër sfidat më të mëdha që po përballen nxënësit. Organizimi i kësaj gare është motivimi i nxënësve në gara, por edhe motivimin e mësimdhënësve”.
“Të gjitha vajzave djemve ju dëshiroj suksese. Mbështetjen tonë do ta keni në vazhdimësi. Kanë qenë 100 mijë euro për mi nda për vajza dhe djem që studiojnë jashtë vendit. Dhe do të vazhdojmë përkrahjen për ndarjen e 1 000 bursave. Besoj që kemi mundësi me organizuar mbrëmjen e maturës në ambiente të hapura”.
Drejtoresha e Arsimit, në Prishtinë Shpresa Shala përgëzoi nxënësit dhe u uroi suksese më tutje duke thënë që shpresojmë të na përfaqësojnë më mënyrën më të mirë edhe në garat e tjera.
Drejtoresha e Arsimit së Prizrenit, Gjemile Thaqi- Veskishi u ka uruar suksese të gjithë nxënëse siç ka thënë ajo në rrugën e tyre të diturisë.
Emira Karahoda falënderoi ministren dhe tha se ndihet shumë e lumtur që ka fituar çmimin e parë “Shkencëtari i ri”.
Edhe Yllka Zeqiri, ka falënderuar ministren e Arsimit dhe shkollën për mundësinë për të marrë pjesë në këto gara.
Nxënësja Viola Maksuti, tha se shpreson që gara të tilla do të organizohen sërish, raporton EO.
“Tash planifikojë t’i vazhdojë studimet në ShBA dhe kam pasur vështirësi mi gjet aplikimet dhe ju kisha kërkuar me marr parasysh më shumë qendra të këshillimit që na me shkuar me studiuar jashtë”.