Çmimi i naftës në tregun e Kosovës ka shënuar një rënie prej 3 centësh këtë të mërkurë, krahasuar me vlerat e ditës së djeshme.
Aktualisht, një litër naftë tregtohet me 1.65 euro, ndërsa të martën çmimi ishte 1.68 euro.
Rënie të lehtë ka pasur edhe benzina, e cila sot shitet me 1.39 euro për litër (nga 1.41 sa ishte dje), ndërkaq çmimi i gazit ka mbetur stabil në 0.88 euro.
Pavarësisht këtij uljeje të lehtë, çmimet mbeten të larta që nga fundi i shkurtit, si pasojë e konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.
Tensionet gjeopolitike kanë shkaktuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe strategjike përmes së cilës qarkullon rreth 20% e furnizimit global me naftë, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtrenjtimin e karburanteve në mbarë botën.
