Ikona e tenisit Rafael Nadal ka konfirmuar se do të tërhiqet nga sporti i tenisit pas finales së Davis Cup 8 në Malaga në nëntor.
“Jam këtu për t’ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. Kanë qenë disa vite të vështira, veçanërisht këto dy të fundit. Nuk kam mundur të luaj pa kufizime. Është një vendim i vështirë që më ka marrë shumë për të bërë, por në këtë jetë, çdo gjë ka një fillim dhe një fund dhe ky është momenti i duhur për t’i dhënë fund një karriere të gjatë dhe të suksesshme, më mirë nga sa mund ta imagjinoja ndonjëherë”, deklaroi kampioni i 22-të i Grand Slam-it.
“Më bën shumë të emocionuar që turneu im i fundit do të jetë Kupa Davis që përfaqëson vendin tim“”, ka thënë më tutje 38 vjeçari./UBTnews/