Naby Keita e ka zgjedhur klubin e ri për sezonin e ardhshëm, pasi u largua nga Liverpooli si lojtar i lirë.
Keita i është bashkuar ekipit gjerman Werder Bremenit. Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2026.
Keita tashmë i ka përfunduar me sukses testet mjekësore, kështu ai do të kthehet në Gjermani, ku më parë ishte pjesë e Leipzigut.
Ai u largua nga “Anfield”, pasi zhvilloi 129 paraqitje, duke dhënë 11 gola dhe duke asistuar shtatë të tjerë. /Klankosova.tv.