Lojtari i Kombëtares Shqiptare, Myrto Uzuni, mbrëmë ka shkëlqyer në takimin ndaj Juventusit, në humbjen 2-1 që kishte skuadra e Ferencvaros-it.
Ai e rrëmbeu vëmendjen edhe të mediave por edhe të super yllit botërorë Cristiano Ronaldo, duke festuar sikur ai me stilin “SIUUU”. Sulmuesi i Ferencvaros e kaloi në epërsi skuadrën e tij në minutën e 19-të, duke treguar edhe njëherë se ky lojtar ka një talent dhe duke bërë krenar shume shqiptar.
Në fund të takimit, Uzuni shkëmbeu fanellat me Ronaldon, që shënoi edhe ai një gol në këtë takim./UBTNews