UBT News

Myrto Uzuni në shitje, skuadra andaluziane ka gati ofertën

Skuadra e Granada-s këtë sezon nuk po kalon një formë të mirë me spanjollët që deri më tani kanë të grumbulluara vetëm 14 pikë dhe renditen në pozitën e 19-të, gjë e cila lë të kuptoj se janë më afër rënies nga La Liga sesa qëndrimit edhe për një edicion.

Duke pasur parasysh këtë rënie të mundshme të skuadrës së Granadës, Sevilla mund të shfrytëzojë rastin për të nënshkruar me Myrto Uzunin. Në rast se përfundon me rënie, siç tregojnë rezultatet, Uzuni do të largohej nga “Nuevo Los Carmenes” para fillimit të sezonit të ardhshëm dhe Sevilla është një nga skuadrat që po ndjek me shumë interes sulmuesin e kombëtares.

Siç raportohet nga mediume spanjolle, Sevilla janë favoriti kryesor dhe në rast se Granada nuk arrin të mbijetoj, çmimi i 28-vjeçarit mund të bie ndjeshëm. Megjithatë Sevilla nuk është e vetmja skuadër që kërkon shërbimet e tij, por edhe Betis. Ndaj mund të ketë një “luftë” mes dy skuadrave seviliane për nënshkrimin e sulmuesit kuq e zi.

Sezonin e kaluar Uzuni arriti shifra të jashtëzakonshme me Granadën, që sollën edhe ngjitjen në La Liga. Në 38 ndeshje, ai shënoi 23 gola dhe pesë asistime. Kurse këtë sezon, pavarësisht paraqitjes së dobët të ekipit, ai ka arritur të shënojë 7 gola dhe të dhuroj një asist në 26 paraqitje në La Liga./UBTNews/

Exit mobile version