UBT News

Muzika po vdes në Afganistan!

BBC foli me një muzikant në Kabul pasi kryeqyteti afgan u pushtua nga talibanët.

Ai tha se shkatërroi instrumentet kur talibanët morën pushtetin. Luajtja e instrumenteve muzikorë ishte e ndaluar kur talibanët sunduan për herë të fundit Afganistanin, dhe ky grup militant islamik ka ndëshkuar brutalisht disa njerëz ditët e fundit, të cilët u kapën duke dëgjuar muzikë.

Muzikanti Abdul (emri u ndryshua për mbrojtjen e identitetit) tregoi sesi, para se talibanët të merrnin kontrollin e Afganistanit, ai luante lirisht. Gjithashtu lejohej mësimi i muzikës.

“Është sikur je i lirë dhe pastaj të kthehesh në burg. Ne ishim shumë optimistë, nuk mund ta kishim parashikuar kurrë se një ditë gjithçka do të përfundonte. Është sikur të jeni të lirë dhe pastaj të ktheheni në burg,” tha ai për BBC.

Ai i bleu instrumentet me sakrifica të mëdha dhe mësoi të luante vetë, dhe tani thotë për BBC se mendon se nuk ka të ardhme.

“Njerëzit në Kabul kanë frikë se talibanët, pavarësisht gjithçka që ata pretendojnë, nuk kanë ndryshuar dhe do të vazhdojnë të rrahin gratë, muzikantët, artistët dhe këdo që nuk pajtohet me to,” tha Abdul.

“Unë i shkatërrova instrumentet e mia sepse familja dhe miqtë e mi më thanë se ata rrihnin njerëzit nën regjimin taliban nëse gjenin instrumente në shtëpi. Unë nuk mund të luaj më. Duhet të heq dorë nga gjithçka që kam dashur. Duhet të heq dorë ëndrrat e mia, të cilat i kam ushqyer që kur isha fëmijë, “shton ai.

Në Afganistan tash vetëm përmbajtje fetare mund të dëgjohet në televizion dhe radio.

“Muzika po vdes në Afganistan,” përfundoi ai.

Exit mobile version