Muzeu më i madh i astronomisë do të hapet në Shangai dhe struktura e tij komplekse është dizejnuar për të pasqyruar gjeometrinë e kozmosit. Pa vija të drejta ose kënde të drejta, struktura e muzeut formohet nga tri harqe të mbivendosura që aludojnë në orbitat e trupave qiellorë.
Muzeu që do të hapet të premten, ka 420 mijë metra katrorë – një degë e Muzeut të Shkencës dhe Teknologjisë së Shangait – do të mbajë ekspozita, një planetar, një observator dhe një teleskop diellor i gjatë 78 metra. U konceptua nga firma amerikane Ennead Architects, e cila në vitin 2014 fitoi një konkurs ndërkombëtar për të projektuar ndërtesën.

“Ne me të vërtetë menduam se mund të shfrytëzonim arkitekturën për të sjellë një ndikim të jashtëzakonshëm në gjithë këtë përvojë”, tha drejtuesi kryesor dhe partneri Thomas J. Wong në një intervistë./UBTNews