UBT News

Muzeu Guggenheim përballet me padi për pikturën e Picassos

Një nga pikturat e periudhës Blu të Pablo Picasso-s është në qendër të një procesi gjyqësor mes një familjeje hebreje dhe Muzeut Guggenheim të New York-ut.

Trashëgimtarët e Karl Adler dhe Rosi Jacobi duan riatdhesimin e kryeveprës së artistit të vitit 1904 “Gruaja që hekuros (La repasseuse)”, të cilën ata pretendojnë se çifti e shiti nën detyrim ndërsa ata u përpoqën t’i shpëtonin persekutimit nga nazistët në Gjermani në vitin 1938.

Në padinë e cila u dorëzua në Gjykatën e Lartë të Manhattanit të premten thuhet se Adler e bleu veprën e artit në vitin 1916 nga pronari i galerisë së Mynihut, por ia shiti atë shumë më lirë djalit të Thannhauser, Justinit, në vitin 1938 për rreth 1 mijë e 552 dollarë.

Në padi, të afërmit deklarojnë se Adler ishte kryetar i bordit të drejtorëve për prodhuesin kryesor të lëkurës në Evropë, por gjërat ndryshuan kur “regjimi nazist në Gjermani ua shkatërroi jetën”.

Në vitin 1938, familja u largua nga Gjermania, duke udhëtuar nëpër Holandë, Francë dhe Zvicër para se të vendoseshin përgjithmonë në Argjentinë, thuhet në padi.

Trashëgimtarët pretendojnë se Thannhauser përfitoi nga fatkeqësia e hebrenjve gjermanë. Ata gjithashtu pretendojnë se “Thannhauser ishte i vetëdijshëm për gjendjen e Adlerit dhe familjes së tij dhe se, në mungesë të persekutimit nazist, Adler nuk do ta kishte shitur kurrë pikturën kur e bënte me një çmim të tillë”, sipas padisë./UBTNews/

Exit mobile version