Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përshëndetur miratimin në lexim të parë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Mustafa u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm për të fituar betejën me pasojat ekonomike dhe sociale nga pandemia.
Mustafa ka kërkuar bashkëpunim nga partitë politike, deputetët dhe Qeveria edhe në aprovimin e tij si ligj në leximin e dytë.
“Uroj deputetët që e votuan. Lufta për të mposhtur pasojat nga pandemia është detyrim i të gjithëve, pozitës dhe opozitë, nga fakti se nuk kemi dy pandemi, njërën për pozitën e tjetrën për opozitën, por një Covid-19 që po i prekë qytetarët pa dallim. Inkurajoj një bashkëpunim racional të të gjitha grupeve parlamentare dhe të të gjithë deputetëve dhe Qeverisë në plotësimin dhe begatimin e këtij projektligji në mënyrë që ai të jetë sa më gjithëpërfshirës deri në aprovimin e tij si Ligj në leximin e dytë.”, shkroi Mustafa në Facebook./UBTNews