UBT News

Musk sërish personi më i pasur në botë

Elon Musk ka rifituar titullin e personit më të pasur në botë, raporton Bloomberg.

Kryeshefi ekzekutiv i Tesla-s u rrëzua nga vendi i parë nga Bernad Arnault, CEO i markës luksoze franceze LVMH gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Musk qëndroi në pozitën 2 për më shumë se dy muaj.

Megjithatë, që nga e hëna, Bloomberg raportoi se një rritje në aksionet e Tesla-s e ka ngritur Musk-un sërish në krye të Indeksit të Miliarderëve në kohë reale.

Pasuria neto e Musk është rreth 187.1 miliardë dollarë që nga e hëna pas mbylljes së tregjeve, sipas Bloomberg./UBTNews/

Exit mobile version