Mushtishti i Suharekës njihet si fshati që ka kultivuar “bilbila” të muzikës shqipe.
Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli, Remzie Osmani e Motrat Mustafa janë vetëm disa nga emrat e njohur që ka dhënë ky fshat i bukur në Suharekë.
Tani Mushtishti do të bëhet qendër të mjekësisë familjare. I pari që konfirmoi lajmin ishte Bali Muharremaj, kryetari i Suharekës përmes një videoje live në Facebook.
“Në Mushtisht po fillon ndërtimi i një qendre të re të mjeksisë familjare e cila do t’u shërbej qytetarëve” ka shkruar i pari i komunës, ndërsa shihet se bageri tashmë ka filluar punën e tij./UBTNews