Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka rezultuar negativ në testin e dytë të bërë për COVID-19 te Lazio.
Sulmuesi i Lazios ishte i infektuar me coronavirus ditë më parë, mirëpo që tani ka arritur ta kaloj. Fillimisht, Muriqi ishte dërguar në vetëizolim në Turqi, ndërkaq tani pritet të niset për në Itali, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.
Dyshimet se Muriqi nuk do te grumbullohet me Kombëtaren e Kosovës, me gjasë do të marrin fund. Tani pritet vetëm konfirmimi për pjesëmarrjen e tij në ndeshjen që Kosova do ta zhvilloj në Shkup ndaj Maqedonisë./UBTNews