UBT News

Muriqi pritet të luajë sërish startues ndaj Bilbaos

Athletic Bilbao do të provojë për t’i bërë tri fitore radhazi në La Liga kur ata të udhëtojnë sonte për përballjen e vështirë me Mallorcan me fillim nga ora 21:00.

Ekipi aktualisht ndodhet në vendin e tetë në tabelë, pesë pikë prapa Barcelonës së vendit të katërt, ndërsa Mallorca zë vendin e 17-të, katër pikë më shumë se Cadizi i vendit të 18-të në betejën për të shmangur rënien nga kategorie e parë e futbollit spanjoll.

Në këtë sfidë, pritet që nga minuta e parë për Mallorcan të luajë sulmuesi kosovar Vedat Muriqi.

Ishte pikërisht Muriqi ai që ia siguroi fitoren Mallorcas javën e kaluar ndaj Cadizit me rezultat 2-1 duke shënuar nga penalltia në minutën e 66’.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje:

Mallorca: Rico; Maffeo, Raillo, Valjent, Olivan; Kubo, Sevilla, Galarreta, D Rodriguez; Angel, Muriqi

Bilbao: Simon; Lekue, Vivian, Alvarez, Berchiche; Berenguer, Zarraga, D Garcia, Muniain; I Williams, Sancet

Exit mobile version