Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, shquhet për diçka në Serie A, pasi renditet i pesti në këtë klasifikim special, duke u renditur në njërin prej futbollistëve më të rëndë në kampionatin italian.
27 vjeçari renditet në pozitën e pestë sa i përket peshës së tij, shkruan Gazeta Express.
Ai peshon 92 kilogramë dhe është i gjatë 194 centimetra.
Kurse, në vendin e katërt gjendet mbrojtësi i Bolognas, Adama Soumaoro. Ai peshon 93 kilogramë dhe është i gjatë 186 centimetra.
I treti në renditje është sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku.
Futbollisti belg është i rëndë 94 kilogramë dhe i gjatë 191 centimetra.
E dy pozitat e para i ndajnë dy futbollistë të Milanit. Zlatan Ibrahimovic është i dyti me peshë 95 kilogramë dhe i gjatë 195 centimetra.
Kurse, vendi i parë është i rezervuar për portierin rezervë të Milanit, Antonio Donnarumma.
Vëllai i portierit të parë, të Kuqezinjve, Gianluigi Donnarumma, peshon 96 kilogramë dhe është i gjatë 192 centimetra.