UBT News

Muriqi merr dritën e gjelbër nga Lazio për të luajtur me Kosovën

Klubi italian, Lazio i ka dhënë dritën jeshile Vedat Muriqit që të bashkohet me skuadrën e Kombëtares së Kosovës, për tri ndeshjet e ardhshme.

Ekipi italian ka liruar 11 lojtarë për t’u bashkuar me ekipet e tyre kombëtare, ku ndër ta gjendet edhe emri i bishës së Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Muriqi ishte në dyshim për këto ndeshje pasi ditë më parë u infektua me koronavirus, mirëpo ai ka bërë të gjitha testimet e nevojshme dhe ka kaluar virusin.

Ndeshja më e rëndësishme dhe jetike e Kosovës është ajo ndaj Maqedonisë, ku Vedat Muriqi pritet ta bartë barrën kryesore të sulmit të Kosovës, pas mungesave të disa prej lojtarëve të ekipit të parë të Dardanëve./UBTNews

Exit mobile version