UBT News

Muriqi mbetet jashtë formacionit të Sassuolos, skuadra pëson humbjen e katërt radhazi

Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriqi, nuk u aktivizua as të hënën mbrëma në ndeshjen ku Sassuolo pësoi humbje 4:2 nga Fiorentina.

Kjo ishte disfata e katërt radhazi për Sassuolon, ndërsa Muriqi mungoi në formacion edhe në tri ndeshjet e fundit të skuadrës italiane.

Paraqitja e fundit e portierit kosovar ishte në humbjen 4:2 ndaj Frosinones. Pas kritikave dhe gabimeve në atë ndeshje, të zhvilluar më 10 tetor, Muriqi humbi vendin e titullarit.

Pas kësaj humbjeje, Sassuolo renditet në pozitën e 16-të me tetë pikë, aq sa ka edhe Fiorentina, e cila ndodhet një vend më lart në tabelën e klasifikimit.

D.L

Exit mobile version