UBT News

Muriqi i mungon Mallorcas në dy ndeshjet e ardhshme

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka kërkuar zëvendësim pas vetëm 37 minutash në ndeshjen e fundit të La Ligës, kur Mallorca humbi 2:1 përballë Celta Vigo. Muriqi po përballet me një lëndim muskulor dhe nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e mëparshme të Mallorcas më 30 mars, përballë Valencias.

Sipas raportimeve të “Comunio Magazine”, Muriqi, së bashku me Manu Morlanes dhe Takuma Asano, do t’i mungojnë Mallorcas në dy ndeshjet e ardhshme, që do të luajë përballë Real Sociedad dhe Leganës.

Muriqi, 30 vjeç, ka qenë një lojtar kyç për skuadrën e drejtuar nga Jagoba Arrasate këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe dhënë dy asistime në 26 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat. Megjithatë, sulmuesi i Kosovës ka shprehur pakënaqësi për mosvazhdimin e kontratës me klubin, çka ka krijuar një atmosferë të tensionuar në marrëdhëniet me drejtuesit e Mallorcas./UBTNews/

Exit mobile version