Nëse rikthehet në Turqi, sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi, do të donte ta provojë një eksperiencë tek klubi nga Stambolli.
Sulmuesi kosovar dështoi në eksperiencën e tij të parë në Lazio, shkruan Gazeta Express.
Prandaj, 27 vjeçari po e shikon mundësinë që të luajë prapë në Superligën turke. Deri dje spekulohej për një rikthim të tij të mundshëm në Fenerbahçe, ku bëri “boom” vitin e kaluar, teksa edhe Besiktasi shihej si një mundësi.
Megjithatë, së fundmi mediat turke raportojnë se prizrenasi e preferon më së shumti Galatasarayn, nëse rikthehet në Turqi.
Raportohet se Lazio ka oferta edhe nga Eintracht Frankfurti dhe Borussia Monchengladbachu për futbollistin kosovar.
Përfaqësuesi kosovar i ka realizuar vetëm dy gola në fanellën e kaltër këtë sezon, një në kampionat dhe një në Kupën e Italisë. Lazio e kishte blerë Muriqin vitin e kaluar për afro 20 milionë euro.