Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Mallorcas dhe Espanyolit, e vlefshme kjo për xhiron e 12 të La Ligas spanjolle.
Në xhiron e fundit, Mallorca e mposhti si mysafire Valencian me rezultat të ngushtë 2:1, ku protagonist ishte edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.
Në fakt, Muriqi shënoi golin e barazimit për Mallorcan kundër Valencian, dhe golin e tij të pestë në kampionatin spanjoll.
Muriqi do të synojë të gjejë edhe sot golin kundër Espanyolit, pasi që pritet të kryesojë sulmin e Mallorcas.
Momentalisht, Mallorca zë vendin e 12 me 12 pikë të arkëtuara, krahas Espanyolit që renditet në vendin e 14 me 10 pikë të tubuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Mallorcan nuk do të paraqiten Battaglia, Greif dhe Kadewere, kurse te Espanyoli mungojnë Pedrosa dhe Sanchez.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave mund t’i gjeni më poshtë.
Mallorca (5-3-2): Rajkovic; Costa, Copete, Raillo, Valjent, Maffeo; De Galarreta, Babu, Sanchez; Lee, Muriqi
Espanyol (4-3-3): Lecomte; Olivan, Cabrera, Gomez, Gil; Exposito, Darder, Souza; Puado, Joselu, Braithwaite