Pas fitores në transfertën e vështirë ndaj Konjaspor, ku Fenerbahçe mundi kundërshtarin me rezultatin 2-3, trajneri i skuadrës, José Mourinho, nuk kurseu deklaratat e tij, duke hedhur akuza indirekte mbi mënyrën se si disa ndeshje mund të jenë të vendosura paraprakisht. Ai theksoi se edhe pse ekipi i tij ka përparuar, ka ende shumë për të përmirësuar, por shtoi se fati i disa ndeshjeve është i diktuar që para fillimit të tyre.
“Skuadra ime nuk është perfekte, në fakt larg të qenit perfekt, por nëse ndeshjet do të luheshin normalisht si sot, ne do të ishim në një pozitë shumë të ndryshme. Jo vetëm ne, por edhe skuadrat poshtë nesh”, u shpreh Mourinho pas fitores. Ai nuk hezitoi të kritikon mënyrën se si ndodhin disa zhvillime në ligë, duke theksuar se historia e disa ndeshjeve është shkruar përpara se ato të luhen, duke aluduar se kjo mund të ndikohet në renditjen e përgjithshme të kampionatit.
Aktualisht, Fenerbahçe ndodhet në vendin e dytë, ndërsa Gallatasaraji është në krye të tabelës. Për shkak të komentit të Murinjos, duket se ai ka hedhur akuza indirekte ndaj Gallatasarajit, duke sugjeruar se ndoshta disa rezultate janë të paracaktuara, një mesazh që ka ngritur dyshime dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave turke. Megjithatë, ai përfundoi duke theksuar se Fenerbahçe do të vazhdojë të luftojë për objektivat e tij, ashtu siç bëri edhe në këtë ndeshje të vështirë./UBTNews/