Barcelona regjistroi një fitore të rëndësishme 0-1 ndaj Benfikës në Ligën e Kampionëve, falë një paraqitjeje spektakolare të portierit Vojçek Shezni (Wojciech Szczęsny). Gardiani polak, i cili sapo ishte kthyer nga pushimet, u kthye në protagonistin absolut të ndeshjes duke bërë plot 8 pritje vendimtare, duke siguruar një fitore të pastër për ekipin katalanas.
Kjo performancë nuk ishte vetëm vendimtare për fitoren e Barcelonës, por gjithashtu vendosi një rekord historik. Shezni u bë portieri i parë i Barcelonës që arrin të bëjë 8 pritje dhe të mbajë portën e paprekur në një ndeshje të Ligës së Kampionëve që nga sezoni 2003-2004.
Mbrëmja ishte e portierëve, pasi edhe Alisoni i Liverpoolit spikati me pritjet e tij, por ishte Shezni ai që la gjurmë në historinë e katalanasve. Me këtë paraqitje, ai konfirmon formën e tij të jashtëzakonshme dhe rëndësinë që ka për skuadrën e Çavit në rrugëtimin europian./UBTNews/