UBT News

Murgesha 116-vjeçare e mposhti koronavirusin

Një murgeshë 116-vjeçare nga Franca, e cila besohet se është personi i dytë më i vjetër në botë e ka mposhtur koronavirusin, dhe të enjten mbush 117 vjet jetë.

Lucile Randon, e cila njihet si motra Andre, rezultoi pozitiv me COVID-19 më 16 janar, por nuk kishte simptoma. Madje ajo iu tha mediave lokale se ‘as nuk e ka vërejtur që e kishte koronavirusin’.

Ajo u vetizolua në shtëpinë e pensionistëve në Toulon, në jug të Francës, por tani konsideron se u shërua plotësisht.

 Motra Andre, e cila është e verbër dhe përdor karrocë, tani është duke u përgatitur ta festojë ditëlindjen e saj të enjten – edhe pse ajo do të shënojë ditëlindjen me një grup më të vogël të banorëve se zakonisht.

Jo të gjithë banorët e kishin fatin e njejtë sikurse ajo. Në janar, 81 nga 88 banorët rezultuan pozitiv me COVID-19, dhe dhjetë nga ta kanë vdekur./UBTNews

Exit mobile version