Në pyetjen e deputetëve të opozitës se si do të kompensohen qytetarët që paguan për tre muaj faturat e rrymës me rritje dhe a do të shkarkohet bordi i ZRrE-së, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se për dallim nga ata, kjo qeveri nuk përzihen në punët e ZRr-së
“Për dallim nga ju ne nuk përzihemi në punët e rregullatorit normalisht edhe as në punët e gjykatës ne presim që të gjitha palët pra të marrin vendime meritore dhe të bazuara në fakte dhe argumente mirëpo nuk përzihemi në punët e rregullatorit nëse ju keni kërkuar që rritja të mos bëhet vetëm për të pasurit por për të gjithë është deputetja Bajrami që thotë pse nuk po i rrisni për të gjithë nga pak e mbështetni këtë deklaratë. Nëse ju keni kërkuar që rritja të bëhet për të gjithë nga pak dhe tani kërkoni që në mënyrë retroaktive të kthehet prapa vendimi urdhëroni shkruani ZRrE që ta bëjë, por ne si Qeveri nuk përzihemi në punët e ZRrE-së“, tha ai.
Kurse, pas kësaj deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, tha se kjo qeveri është ajo që bashkëpunon me ZRRE-në dhe i dëmton qytetarët.
“Se a përziheni ju në kompetencat e ZRrE-së kjo është më se e ditur sepse ZRRE edhe në Komisionin për Ekonomi ka kërkuar që të mbahet takimi me dyer të mbyllura dhe nuk bëhet fjalë për transparencë aty ju jeni ata të cilët bashkëpunoni me ZRrE dhe i dëmtoni qytetarët tanë“, tha ajo.