UBT News

Murati-Opozitës: Me vite keni qeverisë, s’ju ra ndërmend për personelin shëndetësor

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka sqaruar në Kuvend vendimin për anulimin e shtesave për pensionistët dhe personelin shëndetësor, duke akuzuar opozitën e tanishme se edhe pse kanë qeverisur me vite, s’kanë menduar për personelin shëndetësor. Ai ka thënë ka shumë fatura të papaguara që nga viti 2013.

“Problemi është që ato shtesa ka qenë vendim i marr në këtë vit dhe kanë qenë me afat deri në fund të muajit mars dhe nuk kemi pasur shtesa më tutje. Ka qindra miliona fatura të papaguara që datojnë nga viti 2013”, tha Murati.

Ai tha se Qeveria e AAK-së ndër vendimet e para që ka marrë ka qenë rritja e rrogës për kryeministrin dhe ministrat, por jo për personelin shëndetësor.

“Ndërsa në qeverinë që ka udhëhequr AAK vendimi i parë për rritje të pagave ka qenë me ia rrit vetes dhe jo personelit shëndetësor, me vite keni qeverisë dhe s’ju ka rënë ndërmend për personelin shëndetësor”, tha Murati.

Exit mobile version