UBT News

Murati del me sqarim lidhur me vendimin për shtesat në pensione

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka dalë me një sqarim për vendimin e djeshëm të Qeverisë së Kosovës për shtesat në pensionet bazike.

Murati përmes një shkrimi në Facebook thotë se nga pakoja e djeshme prej 20 milionë euro që u miratua nga Qeveria e Kosovës, 8.5 milionë euro janë ndarë për të mbështetur skemat e pensioneve që marrin nën 100 euro, si dhe familjet në asistencë sociale.

Ai thotë se Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro.

Kurse sa i përket vendimit për shtesat prej 30 euro në pensionet bazike, vendim ky që ishte marrë nga Qeveria Hoti, Murati thotë se ishte vetëm për tre muaj (janar, shkurt, mars).

“Me pakon e re, kemi shtuar 8.5 milion euro, aty ku qeveria e kaluar kishte buxhetuar 0 euro shtesa. Pra për muajt prill e tutje, nuk ka pasur shtesa të planifikuara. Krejt çka do të merrnin pensionistët pa vendimin e djeshëm të qeverisë, do të ishte shuma prej 75 ose 90 eurove, ashtu siç është e planifikuar në buxhetin e vitit 2021, të miratur në Kuvend.  Ministria e Finacave, Punës dhe Transfereve, ka paraparë që për kategoritë e skemave pensionale që marrin nën 100 euro – e këtu ka kategori me 75 euro dhe me 90 euro – të aplikohet një shtesë, asisoj që shuma totale e pensionit me gjithë shtesën të jetë 100 euro.  Këto shtesa do të vazhdojnë përgjatë tërë vitit, njësoj sikurse mbështetja për përfituesit e asistencës sociale”, shkroi ai mes tjerash në Facebook.

Sqarim lidhur me vendimin e djeshëm për shtesat e ndara për skemat sociale dhe pensionale Nga pakoja e djeshme prej…

Posted by Hekuran Murati on Thursday, April 22, 2021

Ky vendim i djeshëm i Qeverisë ngjalli reagimin e opozitës, duke e cilësuar skandaloz dhe të turpshëm./UBTNews

Exit mobile version