Ismet Munishi është bërë me klub të ri. Trajneri i njohur kosovar e ka marrë në dorë klubin e futbollit Dukagjini.
Munishi në Dukagjin do ta pasojë Armend Dallkun, i cili pak ditë më parë njoftoi për ndarjen me klubin nga Klina.
Munishi së fundmi ishte trajner i Ferizajt, ndërsa tash do ta rikthejë entuziazmin në Superligë, derisa “Hithat” mezi e presin atë në Klinë.