Skuadra e Dukagjinit ka njoftuar se do të nis sot fazën përgatitore për sezonin e ri të Superligës së Kosovës. E sot do të jetë dita e parë e trajnerit Ismet Munishi në krye të skuadrës së Dukagjinit.
“Ju njoftojmë se sot duke filluar nga ora 17:00 në stadiumin ’18 Qershori’ në Klinë do të fillojmë përgatitjet për sezonin e ri 2024/25”, thuhet në komunikatën e Dukagjinit.
Po ashtu, klubi nga Klina paralajmëroi se gjatë ditëve në vazhdim do të njoftojë edhe për transferimet e reja.