Po shtohen sinjalet për një marrëveshje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit që mund të çojë në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe lehtësimin e tensioneve ushtarake dhe ekonomike. Megjithatë, procesi po shoqërohet me skepticizëm të madh në Uashington, ku disa e shohin si një marrëveshje të dobët.
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se një marrëveshje është afër, por më herët parashikimet e tij për përfundimin e konfliktit nuk janë realizuar. Një marrëveshje e mundshme pritet të fokusohet në hapjen e rrugëve detare dhe uljen e bllokadës ndaj Iranit, si bazë për negociata të mëtejshme.
Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se një marrëveshje e tillë mund të jetë e brishtë dhe e paplotë, duke lënë çështje kyçe si programi bërthamor iranian ende të pazgjidhura. Po ashtu, mbetet e paqartë nëse Irani do t’i pranojë kushtet përfundimtare të SHBA-së. /CNN/
