Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.
Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.
- Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi: Për punonjësit në banka, institucione publike e private, si dhe kontabilistët.
- Shkenca Politike, Politika Publike dhe Menaxhim: Për stafin e administratës publike, komunave, OJQ-ve dhe koordinatorët e projekteve.
- E Drejta Penale,Civile e Pronës, dheKomerciale: Për zyrtarët ligjorë, avokatët, noterët, punonjësit e HR-it dhe institucionet e drejtësisë.
- Gjuhë, Media dhe Komunikim: Për gazetarët, zyrtarët për marrëdhënie me publikun (PR), menaxherët e rrjeteve sociale dhe profesionistët e marketingut.
- Studime të Sigurisë: Për pjesëtarët e FSK-së, Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe zyrtarët e rendit e sigurisë.
- Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit: për teknologët, nutricionistët, infermierët.
- Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik: Për sportistët, fizioterapeutët dhe instruktorët e fitnesit.
Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.
