Pasi që e nisi në mënyrën më të mirë edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare, xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, tani është njoftuar me humbjen.
Në raundin e parë, në kuadër të kategorisë deri në 47 kilogramë, shënoi fitore kundër xhudistes turke, Gulkader Senturk.
Ndërkaq, në çerekfinale, Muminoviq u përball me xhudisten Melanie Vieu, ku edhe pësoi humbje me Ippon nga francezja.
Pavarësisht humbjes, garat nuk përfundojnë për Muminoviqin, pasi që tani ajo e vazhdon rrugëtimin për medaljen e bronztë, të cilën do ta kërkojë përmes repasazhit.