Në xhiron e fundit, Antwerpi u mposht 3:2 nga Shakhtar Donetski, kurse Porto humbi 1:0 nga Barcelona.
Momentalisht, Antwerpi zë vendin e fundit në Grupin H me asnjë pikë, krahas Portos që renditet në vendin e dytë me tri pikë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Antwerpin nuk do të paraqiten Corbanie, De Laet, Engels, Keita, Ondrejka, Verhulst dhe Vines, kurse te Porto mungon Ivan Marcano.
Titullar sot për Antwerpin pritet të jetë edhe ylli shqiptar, Arbnor Muja i cili në ndeshjen e kaluar ndaj Shakhtar Donetsk shënoi gol.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Royal Antwerp (4-3-3): Butez; Bataille, Alderweireld, Coulibaly, Wijndal; Vermeeren, Yusuf, Ekkelenkamp; Muja, Balikwisha, Janssen
Porto (4-4-2): Costa; Mario, Carmo, Cardoso, Sanchez; Pepe, Varela, Nico, Galeno; Taremi, Evanilson