Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, kërkoi që fillimisht të mundësohet të rritet paga minimale e pastaj të bëhet një debat paralel për nevojat e veteranëve.
Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Muja tha se nuk kanë thënë që veteranët paguhen mjaftueshëm.
“Përmes ligjit ne kemi dashtë me rrit pagën minimale. Asnjëherë nuk është thënë këtu që të gjitha propozimet që I ka edhe opozita janë të paarsyeshme nuk ka pas lidhjes në mes të pagës minimale dhe pagesave të veteranëve që një kohë të gjatë ajo lidhje është shkëputur në vitin 2016 është mirë të kuptohet kjo. Ky propozim paga minimale është instrument i tregut të punës dhe ky prioritet i dedikohet 120 mijë vajzave dhe djemve që punojnë dhe e kanë pagën midis 130-170 euro dhe ne po themi fillimisht na lejoni të adresohen kushtet e jetesës të kësaj shtrese shoqërore që paguhen shumë më pak sesa veteranët asnjëherë nuk po themi që veteranët paguhen mjaftueshëm, por fillimisht ta rrisim pagën minimale e pastaj ta bëjmë një debat paralele për nevojat e veteranëve. Në këtë fazë ne mendojmë se kjo duhet të procedohet, duhet të shkojë tutje pastaj të fillohet një debat paralel sa i përket pagesave për veteranët dhe e fundit kërkojmë po ashtu nga opozita të reflektojë”, u shpreh ai.