Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët.
Tutje, ai tha se kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre.
Njoftimi i plotë:
Parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë. Poashtu edhe hapsira e Tregut Javor, u lejohet për parking me perjashtim të ditës së tregut (E Marte). Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre. Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj. Ne jemi në shërbimin tuaj!