Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj ka thënë se këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës dhe dhe secili prej tyre shok shoqe ka dëshirë të jetë prezent, mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare.
Andaj, ai thotë se do të jetë i gatshëm, që nga rroga e tij të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures.
Njoftimi i plotë:
Këto ditë organizohet Mbrëmja e Maturës, dhe secili prej tyre ka dëshirë të jetë prezent me shokët dhe shoqet e klasës.
Mirëpo, ka nga ata të cilët nuk mund të jenë prezent për shkaqe financiare.
Unë jam i gatshëm, që nga rroga ime të ndaj një pjesë për ata që kanë nevojë ta paguajnë pjesën e tyre për pjesëmarrje në Mbrëmjen e Matures.
Më shkruani privatisht, se cili shok apo shoqe e juaja ka nevojë.
Poashtu i lus nxënësit, prindërit e të cilëve qëndrojnë mirë financiarisht, që ti ndihmojnë shoqet dhe shokët e tyre.
Askush nuk duhet të mungojë në mbrëmjen e matures për arsye financiare.
Bali Muharremaj