UBT News

Muhamet Hyseni “Ylli i javës” për javën e 31-të në Albi Mall Superligë

Çmimi “Ylli i javës” për javën e 31-të në Albi Mall Superligë i ka takuar sulmuesit të Llapit, Muhamet Hyseni.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Skender Krapa, Fatmir Mehmeti dhe Fisnik Ademi.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e 31-të t’i takoj Muhamet Hysenit, i cili shënoi të dy golat për fitoren e skuadrës nga Podujeva në udhëtim ndaj Prishtinës.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

Ndihem jashtëzakonisht mirë pasi që për herë të pestë shpallem “Ylli i Javës”, çmim ky që vjen pas paraqitjeve shumë të mira në vazhdimësi të të gjithë ekipit. Kjo po më ndihmon edhe mua të realizoj gola dhe të fitoj këtë çmim. Tek Llapi kemi një atmosferë fantastike dhe jemi shumë të bashkuar, andaj besoj që do ta mbyllim sezonin me trofeun e kampionit që e kemi si synim. Na mbetet që edhe këto pesë ndeshjet e fundit të japim maksimumin dhe t’i gëzojmë gjithë tifozët llapjanë dhe “Legjendat” – u shpreh Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së.

Exit mobile version