Ernest Muçi mund të largohet nga Turkiye Superlig për ta vazhduar karrierën në Angli, teksa sipas raportimeve më të fundit të mediave turke, “Shqiponjat e Zeza”, të Besiktas po bëjnë çmos që të transferojnë brazilianin Anderson Talisca nga Al-Nassr, por për këtë duhen shpenzime.
Kjo do të thotë se klubi nga Stambolli po mendon të sakrifkojë Muçin dhe po ashtu edhe fantazistin e talentuar turk Semih Kilicsoy, ku deri më tani theksohet se Besiktas ka dy oferta për lojtarin ofensiv të kombëtares shqiptare.
“Gjigantët” e Stambollit patën mundësinë të siguronin plot 20 milionë euro për Muçin, nga Aston Villa, në prill të këtij viti, mirëpo pretendonin të fitonin më shumë për një lojtar të cilin e siguruan për vetëm 10 milionë euro nga polakët e Legia Warzaw.
Gjithsesi, rëndësi ka që Muçi ta marrë vesh shpejt fatin e tij në mënyrë që të stabilizohet në ekip, qoftë te Besiktas apo në Premier League, teksa kujtojmë se sezonin e kaluar, Muçi ishte shumë i rëndësishëm për ekipin, në kampionat dhe sidomos në Kupën e Turqisë, trofe që u fitua nga “Shqiponjat e Zeza”./UBTNews/