Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Vesel Krasniqi së bashku me Inspektoratin e Tregut sot kanë inspektuar deponitë e derivateve.
Fillimisht inspektimi është bërë dhe janë marrë mostrat në deponinë e kompanisë “Shell Kosova”.
Ministri Krasniqi tha se ky inspektim ndodhë për të parë cilësinë se çfarë derivate po iu ofrohen qytetarëve.
“Vazhdimisht jemi duke bërë vizita nëpër pompa dhe pika të derivateve dhe jemi të fokusuar që t’iu ofrojmë qytetarëve dhe konsumatorëve produkte cilsësore në të gjitha fushat. Sot në këtë rast ne morëm mostra në deponinë e derivateve ‘Shell Kosova’ dhe të shohim se sa përkojnë me ato që deklaruan. Prandaj, për të siguruar cilësi për konsumatorët ne kemi nxjerrë edhe Udhëzime administrative që e rregullojnë këtë treg”, tha ai.
Ai ka treguar se sot në mëngjes ka takuar edhe shoqatën e naftëtarëve lidhur me gjendjen e tregut të derivateve.