Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot pesë autoambulanca të reja të cilat do të ndihmojnë në avancimin e shërbimeve emergjente shëndetësore të Kujdesit Parësor Shëndetësor për komunat përfituese Prishtina, Prizreni, Gjakova, Mitrovica dhe Gjilani.
Autoambulancat janë blerë nga huamarrja e Bankës Botërore dhe prokuruar nga UNOPS (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbimet e Projekte).
Vlera financiare e këtyre autoambulancave të tipit Advanced Life Support, arrijnë shumën 347.490 euro.
Shpërndarja e automjeteve të ndihmës së shpejtë do të realizohet në ditët në vijim, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të mbështesë në vazhdimësi fuqizimin e ofrimit të shërbimeve emergjente në qendrat shëndetësore të vendit, thuhet në komunikatë.