UBT News

MSh-ja nënshkruan marrëveshje me një agjenci japoneze, përfiton grant prej 1.3 milionë euro

Nënshkruhet memorandumi mirëkuptimin ndërmjet Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare Japoneze për projektin e zhvillimit të kapaciteteve në institucionet spitalore të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sipas marrëveshjes ShSKUK do të jetë përfitues i grantit të ICA në vlerë prej 1.3 milionë euro për të siguruar shtretër spitalor për spitale të përgjithshme dhe klinika të QKUK-së.

Marrëveshja është nënshkruar nga Sekretari i përgjithshëm i MSh-së, Naim Bardiqi dhe udhëheqësi i zyrës për Ballkan JICA, Jiro Takechi.

Sekretari i përgjithshëm i MSh-së, Bardiqi ka thënë se e vlerëson shumë këtë grant.

“Ndihmën që keni ofruar për Kosovën dhe gjatë pandemisë është përkrahje e madhe në sektorin e shëndetësisë dhe e çmojmë lartë dhe është vlerë shumë e madhe nga ju. E kemi QKUK dhe spitale regjionale dhe e çmoj shumë lartë vendimin tuaj”.

Udhëheqësi i zyrës për Ballkan JICA, Takechi shprehu  ngushëllime për tragjedinë në Kroaci.

“Ministri i shëndetësisë  është atje për tu kujdes për të lënduarit dhe ata do tu kthehen familjarëve të tyre dhe shpresojmë të shërohen pasagjer. Ky projekt është në ngritje e kapaciteteve. Qëllimi është të pajiset për QKUK dhe spitale regjionale sigurimi i shtretërve dhe dëshiroj të krijojmë njohuri të reja në lidhje me Covid -19. Besoj që ky projekt do të kontribuojë në zhvillim ekonomik të vendit”.

Exit mobile version