Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka rikthyer tweetin e saj, pas kritikave që mori për përdorim të dobët të gjuhës angleze në tekstin e parë.
“Është një pikëpamje e zakonshme në Evropë se Rusia nën presidentin Putin po bëhet më agresive në politikën e jashtme dhe se ai padyshim mbështetet në një Perëndim të dobët. Është gjithashtu një analizë e zakonshme në Perëndim se pa pëlqimin e Putinit nuk do të kishte pasur asnjë sulm të Bjellorusisë ndaj një avioni civil”, thuhet në postim.
Tweet-i vijon: “Ka shqetësime në rritje edhe për një Serbi më agresive. Serbia mori 30 tanke shtesë dhe 30 transportues ushtarakë nga Rusia. Retorika e presidentit Vuçiq është armiqësore. NATO, SHBA dhe BE duhet të marrin masa për të mbrojtur aleatët e saj. Kosova është gati të punojë me SHBA dhe BE”.
Ndërsa në postimin e fshirë më herët nga Ministria e Punëve të Jashtme, i cili u kritikua për përdorim të dobët të gjuhës angleze thuhej: “Pa miratimin e Putinit asnjë sulm i Bjellorusisë ndaj avionit, asnjë kërcënim i ri nga Vuçiq, me 30 tanke të tjera, 30 mil. transportues nga Rusia. NATO, SHBA, BE duhet të marrin masa për të mbrojtur aleatët”./UBTNews