Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho ka thënë se ai trajtohet më keq sesa menaxherët e tjerë të Ligës Premier kur bëhet fjalë për t’u disiplinuar për sjelljen në kontakt.
Menaxheri i Tottenhamit po fliste përpara ndeshjes së sotme kundër Liverpoolit, ndeshje kjo që Mourinho do të kërkoj një ‘revansh’ të lojës së muajit të kaluar, që panë skuadrën e Jurgen Klopp të dilte me një fitore 2-1.
Pas asaj ndeshje, Mourinho ‘goditi’ homologun e tij Jurgen Klopp, duke thënë se ai do të përjashtohej nëse ai do të sillej në të njëjtën mënyrë siç bëri menaxheri i Liverpoolit.
Mourinho vazhdoi të sugjeronte se kishte një standard të dyfishtë në lojë përpara ndeshjes së sotme, duke këmbëngulur se menaxherët e tjerë trajtohen më mirë se ai.
“Ajo që mund të them është kur nuk u solla mirë e pagova çmimin”, ka thënë fillimisht Mourinho në konferencë për shtyp.
“Dhe unë e pagova çmimin në dy mënyra: njëra ishte të shihja ndeshje në TV në dhomën e zhveshjes dhe një çmim tjetër ishte gjoba dhe unë mendoj se, për disa nga menaxherët e tjerë, nuk ndodh njësoj. Nuk ndodh njësoj me ta”, tha Jose Mourinho.
“Por, nëse gjyqtari dhe zyrtari i katërt janë aty për të bërë atë punë, unë vetëm shpresoj që ata ta bëjnë atë punë dhe të veprojnë ashtu siç duhet të veprojnë”, përfundoi ‘Special One’.