Jose Mourinho nuk po arrin të pajtohet me rezultatin e ndeshje Leicester City – Tottenham Hotspur.
Spurs pësuan humbjen e dytë radhazi në premier ligën angleze, teksa Mourinho nuk po pajtohet me epilogun final të këtij takimi.
Penaltia e Jamie Vardy dhe autogoli i Toby Alderëeireld i dhanë Leicester Cityt 3 pikë shumë të rëndësishme në këtë takim, ndërsa nga ana tjetër 57 vjeçari është shprehur se të dy golat erdhën në kundërshtim me realitetin që po ndodhte në fushën e lojës.
“Në bazë të rezultatit duket sikur kundërshtari e kishte gjithë kontrollin ose se kundërshtari ishte më i mirë se ne, por ky nuk ishte realiteti”, ka thënë fillimisht Mourinho.
“Paraqitja jonë nuk ishte e mirë, mirëpo ndeshja nuk ishte sikur ata merituan të fitonin dhe ne merituam të humbnim”, ka përfunduar Mourinho për Sky Sports./UBTNews