UBT News

Mourinho nuk ndalet, pas Dybalas kërkon mbrojtësin e United

Trajneri portugez, Jose Mourinho e ka identifikuar mbrojtësin e Manchester United, Eric Bailly si një objektiv të mundshëm për ta transferuar këtë verë, pasi ai kërkon të sjellë përforcime në repartin e mbrojtjes te Roma, raporton “Caught Offside”

Mourinho ishte fillimisht trajneri që e transferoi atë te Manchester United në vitin 2016, megjithëse ndërkombëtari i Bregut të Fildishtë ka dështuar që të bind krerët e klubit me paraqitjet e tij në Premier Ligë.

Dhe tani, me nënshkrimin e Lisandro Martinez, 28-vjeçari duket se ka rënë më poshtë në renditjen e qendërmbrojtësve të United, kështu që një ribashkim me Nemanja Matic dhe Chris Smalling në Romë mund të jetë i mundshëm këtë verë.

Exit mobile version