UBT News

Mourinho: Nëse do të ishin tre Benzema në skuadër, të gjithë do të ishin titullarë

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema edhe zyrtarisht është futbollisti më i mirë në planet, pasi që e fitoi Topin e Artë këtë të hëne.

Ashtu edhe siç ishte pritur, Benzema e fitoi çmimin më prestigjioz individual që i dhurohet një lojtari, për shkak të paraqitjeve të tij, si dhe triumfin në Ligën e Kampionëve dhe në La Liga.

Tifozë, trajnerë dhe analistë të shumtë iu gëzuan këtij çmimi të Benzemas, ndër ta edhe ish-trajneri i tij te Real Madridi, dhe trajneri aktual i Romës, Jose Mourinho.

Mourinho nuk i kurse lëvdatat për Benzeman, ku tha se nëse do të ishin tre Benzema në të njëjtën skuadër, që të tre do të ishin titullarë.

“Nëse do të ekzistonin tre Benzema në një skuadër, të gjithë do të luanin. Njëri do të ishte golashënues, tjetri do të ishte lider, dhe i fundit do të luante në krahun e majtë. Ky Top i Artë kurorëzon një talent individual dhe një njeri që e ka kuptuar gjithmonë thelbin e futbollit: kolektivin”, tha Mourinho.

Jose Mourinho në të kaluarën e ka pasur Karim Benzeman nën urdhrat e tij te Real Madridi, përgjatë sezonit 2010/11 deri në 2012/13, respektivisht në 178 ndeshje.

Exit mobile version