Trajneri i Tottenham Hotspur, Jose Mourinho nuk e ka të sigurt mbajtjen e postit të trajnerit te klubi londinez.
“Daily Mirror” ka raportuar të premten se drejtuesit e Tottenhamit nuk janë të kënaqur me rezultatet e fundit të ekipit dhe po mendojnë për shkarkimin e portugezit.
Tottenhami në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat ka regjistruar katër humbje dhe kjo seri negative mund t’i kushtojë shtrenjtë trajnerit.
Mourinho 58-vjeçar në nëntor të vitit 2019 mori drejtimin e Tottenhamit dhe me ekipin anglez ka kontratë deri në muajin qershor të vitit 2023.
Aktualisht, Tottenhami zë vendin e tetë në Premier League me 36 pikë të mbledhura, 14 më pak se Manchester City që është lider pas 22 ndeshjeve të zhvilluara.