Roma u përball me Cagliarin dhe mori 3 pikë më shumë vuajtje duke iu falur kështu golit të Sergio Olivierës që arriti të shënonte që në debutimin e tij.
Për shkak të mungesave të shumta që skuadra e Jose Mourinhos kishte, trajneri u detyrua t’i besonte një vend titullari lojtarit të kombëtares shqiptare, Marash Kumbullës.
Një lojë e mirë e treguar nga mbrojtësi 22-vjeçar ka bërë që tekniku i skuadrës italianë të bëjë një prapaktheu sa i përket deklaratave të dhëna ca kohë më parë për Kumbullën, që nuk është një lojtar i madh dhe se nuk meriton një vend në formacioni e Romës.
Pas ndeshjes me Cagliarin, Mourinho i thuri elozhe mbrojtësit të kombëtares tonë teksa theksoi se në prapavijë ishte më i miri.
“Për mua, ai ishte më i miri, bëri një lojë fantastike dhe kjo më gëzon, sepse kishte një periudhë të vështirë. Isha treguar shumë i ashpër me të. Ai ka qenë gjithmonë shumë i përulur dhe tani është rritur shumë. Kumbulla dhe Mancini kanë bërë mirë, por duhet të theksoj se edhe mesfushorët qendrorë kanë bërë mirë në fazën mbrojtëse, ndryshe nga ç’kishte ndodhur me Juventusin”, janë fjalët e teknikut të verdhekuqve për Kumbullën.
Duket se më në fund Kumbulla po arrin të bind trajnerin dhe po i ndryshon edhe mendimin se ai është një lojtar që premton, teksa po i fiton besimin Mourinhos me punë e disiplinë, aq sa e ka detyruar të thotë fjalë vlerësuese për të. /abcnews.al