Trajneri i RB Leipzigut, Julian Nagelsmann, do të jetë shënjestra kryesore e Tottenham Hotspur, në rast se Jose Mourinho dështon t’i përmirësojë rezultatet.
Spursat e filluan mirë sezonin, mirëpo rrëshqitën ngadalë dhe tash i kanë humbur pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Ligën Premier, si edhe janë eliminuar nga Kupa FA.
Sipas The Telegraph, portugezi i ka në dispozicion vetëm 12 ditë për ta shpëtuar punën e tij dhe në këtë periudhë do ta drejtojë skuadrën në takimet ndaj Wolfsburg, Burnley, Fulham dhe Crystal Palace.
Në bazë të këtij njoftimi, klubi do ta vlerësojë situatën, nëse do ta mbajë 58-vjeçarin edhe në sezonin e ardhshëm apo do të përpiqet ta angazhojë Nagelsmannin.
Strategu gjerman nuk dëshiron të largohet nga Leipzigu në mes të sezonit, mirëpo ai do të ishte i interesuar ta drejtonte një klub anglez nga sezoni i ardhshëm.
Kreu i Tottenhamit, Daniel Levy, i cili e paguan Mourinhon 15 milionë funte (17.4 milionë euro) në sezon dëshiron të vazhdojë me portugezin, mirëpo nuk do ta lejojë rrëshqitjen e mëtutjeshme të klubit.