UBT News

Mourinho i ‘fut’ hundët te formacioni i Anglisë, zgjedh mes Luke Shaw dhe Ben Chilwell

Jose Mourinho është trajneri më karizmatik në Europë. Portugezi është papunë dhe ka kohë që ta analizoj Kampionatin Europian EURO20.

Ish-trajneri i shumë skuadrave në Premierligë i ka ‘futur’ hundët në formacionin e Kombëtares së Anglisë, shkruan IndeksOnline

Ai ka bërë një zgjedhje të pozitës së krahut të majtë në mbrojtje mes Luke Shaw dhe Ben Chilwell.

Edhe pse te Manchester Unitedi e kishte trajnuar lojtarin, Shaw – Jose thotë se para tij do e zgjedhte lojtarin e Chelseat.

“Mbrojtës i krahut? Nuk do të mendoja dy herë. Do shkoja me Chilwell”, ka thënë Jose Mourinho

Megjithatë, Jose nuk e ka keq edhe Gareth Southgate pritet që të startoj me kampionin e UEFA Champions League, Ben Chilwell në ndeshjet e EURO20.

Burimi: IndeksOnline

Exit mobile version